Aktualitet

Banorët e Prishtinës nuk do paguajnë transportin publik për gjithë dhjetorin

Banorët e Prishtinës nuk do paguajnë transportin publik për

Për një muaj, banorët e Prishtinës nuk do të paguajnë për transportin publik. Vendimi është marrë nga kryetari i Komunës së Prishtinës Shpend Ahmeti, për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Transporti falas në gjithë Prishtinën do të përfshijë vetëm muajin dhjetor. Në një postim në Facebook, Ahmeti tha se ky vendim do të kushtojë një pjesë të buxhetit: Por mendojmë se ia vlen, shton ai. Në fund të postimit ai u bëri apel qytetarëve të mos përdorin makinat kur nuk e kanë të nevojshme dhe të tregohet kujdes e vigjilencë ndaj Covid.

Shpend Ahmeti: 

Qarkullimi me autobusët e Trafikut Urban do të jetë falas për të gjithë qytetarët për një muaj rresht, duke filluar nga nesër 1 dhjetor. Zbatimi i të gjitha rregullave dhe masave mbrojtëse kundër #covid19 mbeten në fuqi dhe janë të obligueshme për secilin që udhëton me këta autobusë.

Në mbledhjen e parafundit të Kuvendit Komunal, asambleistët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) kanë propozuar dhe ka kaluar rekomandimi për transport publik falas për 4 muajt në vijim. Përkundër propozimit të mirë, vendime të tilla që afektojnë buxhetin nuk mund të merren pa ndryshuar buxheti. Sivjet mund ta bëjmë por për vitin 2021 nuk kemi buxhet të miratuar sepse Kuvendi i Republikës ende nuk e ka vendosur. Por edhe në buxhetin që e kemi dërgu ne nuk është e paraparë. Prandaj pas dhjetorit do ta vlerësojmë situatën e re varësisht nga buxheti dhe nga situata financiare në përgjithësi.

Të vazhdojmë të jemi të kujdesshëm dhe të ndërgjegjshëm për mbrojtjen e shëndetit tonë dhe të tjerëve rreth nesh!
#prishtina?

Banorët e Prishtinës nuk do paguajnë transportin publik për

*Tiranapost.al.