Bardhi: Nuk ka marrëveshje, por dakordësi në parim me PS-në! Rama mbetet armiku ynë
Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi për gazetarët ka thënë se me kolegun e tij socialist Bledi Çuçi nuk ka arritur një marrëveshje për komisionet hetimore, por një dakordësi në parim.
Bardhi: Jemi duke punuar për të dakordësuar ata që ramë dakord në parim ditën e djeshme. Jemi duke punuar në lidhje me këtë cështje. Uroj që Kuvendi t’i qëndrojë marrëveshjes.
Nuk kam qëndrim, zoti Salianji e ka shprehur mendimin e tij dhe nuk kam asnjë koment. Ndoshta me një zë kundër, por shumica e grupit e ka votuar. E përsërs, nuk ka asnjë marrëveshje me Edi Ramën në Kuvend. Pikënisja e aksionit është në 12 Tetor, ku na kanë rënë dy komisione.
Është një dialog jo marrëveshje. E ftoj të numëroj hapat, nga tre do shkojë dy, nga dy do të shkojë një hap deri satë shkojë 3 hapa pas. Nga ana tjetër verifikoni burimet, në asnjë rast nuk kam thënë që ligji i ri është i mirë, është krejtsisht antikushtetues. Duhet të kuptoni se e gjitha është vullneti politikës dhe në të shkuarën mazhoranca e ka bllokuar dhe me të shkuarën.
Edi Rama do të hetohet dhe në Komisonet Hetimore siç po hetohet nga drejtësia. Nuk ndryshon asgjë me Edi Ramën, ai mbetet kundërshtari dhe armiku yne dhe i çdo shqiptari.