Aktualitet

Basha falenderon në Twitter ambasadorët për arritjen e dakordesisë në Reformën Zgjedhore

Basha falenderon në Twitter ambasadorët për arritjen e

Me një status në Twitter, fill pas publikimit të lajmit për arritjen e marrëveshjes së Reformës Zgjedhore, kreu i PD-së Basha shkroi se u bë një hap para, ndërsa falenderoi diplomatët që kontribuan. 

"Sot kemi hedhur një hap përpara, për të mundësuar më shumë garanci për zgjedhje të lira dhe të ndershme në Shqipëri. PD dhe Opozita e Bashkuar është e gatshme dhe po punon përditë për t'jua kthyer qeverisjen shqiptarëve. Në emër të Opozitës së Bashkuar ju shpreh falenderimet tona aleatëve dhe partnerëve tanë euro-atlantikë për ndihmën dhe kontributin e tyre për gjetjen e dakortësisë për administrimin zgjedhor", shkruan Basha.