Aktualitet

Basha komenton uljen e avionit të parë në Aeroportin e Kukësit: Marifet elektoral

Basha komenton uljen e avionit të parë në Aeroportin e

Lulzim Basha komentoi nga Kukësi lajmin e ditës se sot do të ulet avioni i Air Albania në aeroportin e Kukësit, me emigrantë që vijnë nga Londra. Kreu i PD-së deklaroi se ky është një marifet elektoral, dhe se nuk do ta zgjidhë problemin e emigracionit në Shqipëri.

Komenti i Bashës:

‘Emigracion masiv i djemve dhe vajzave të Kukësit dhe të gjithë Shqipërisë nuk mund të zgjidhet me një marifet elektoral. Mijëra kuksianë dhe shqiptarë e dinë se do të vazhdojnë të largohen bijtë e tyre nëse Shqipëria nuk ndryshon. E vetmja mënyrë për të sjellë ndryshimin është të votohet koalicioni për Ndryshim’.

Në portale flitet se në fakt, avioni me emigrantët e Kukësit që kthehen nga Londra do të ulet fillimisht në aeroportin e Rinasit dhe më pas në Kukës. Nga Rinasi në avion së bashku me emigrantë thuhet se do të hipë edhe kryeministri Rama dhe ulja do të bëhet në pistën e Aeroportit të Kukësit, për shkak të procedurave të certifikimit të Aeroportit.

*Tiranapost.al.