Aktualitet

Basha prapë me aritmetikën: Nga akuzat ndaj meje dëmtohen 3 milion në Shqipëri, 5 milion në Kosovë =7 milion në gjithë botën

Basha prapë me aritmetikën: Nga akuzat ndaj meje dëmtohen 3

Kreu i PD-së Lulzim Basha sërish bën një gabim në aritmetikë. Edhe sonte ku ndodhet përballë një teme të nxehtë siç është ajo e akuzave ndaj komandantëve të UÇK për krime lufte nga prokuroria e Hagës, dhe roli i dyshimtë për të cilin Basha akuzohet për mbledhje të informacioneve në emër të Dick Marty dhe kundër UÇK, Basha gaboi: Ai tha se akuzat ndaj tij dëmtojnë 3 milionë në Shqipëri, 5 milion në Kosovë dhe duke i mbledhur bashkë tha 7 milionë në gjithë botën.

'Nga akuzat ndaj meje dëmtohen 3 milion në Shqipëri, 5 milion në Kosovë =7 milion në gjithë botën'. 

Me gjasë kryeministri Rama apo kundërshtarë të tjerë të Bashës nuk do e lënë pa e sjellë në vëmendje gabimin me kreun e PD që kërkon të udhëheqë vendin.