Aktualitet

Basha propozon izolim. Thotë se Rama duhet ta mbyllë vendin

Basha propozon izolim. Thotë se Rama duhet ta mbyllë vendin

Edhe Edi Rama do të detyrohet të shkojë drejt mbylljes, iu përgjigj kreu i PD-së pyetjes nëse ai mendon se edhe Shqipëria si shumë vende në Europë do të shkojë drejt mbylljes. 

Basha përsëriti planin e tij me 5 pika duke thënë se qeveria duhet ti zbatojë dhe nuk do dalë të marrë meritat. Ai inkurajoi të merren masat dhe akuzoi se vendi nuk do ishte në këtë situatë nëse do ishin marrë masat e duhura. Por nëse kjo situatë do ishte me Bashën në qeveri, masa do ishte mbyllja, ndoshta e detyruar sipas tij!

Lulzim Basha: 

 “Edhe Edi Rama do të detyrohet të shkojë drejt mbylljes. Nëse Edi Rama do t'i kishte marrë masat që i kemi kërkuar prej 2 muajsh, nuk do të ishte e nevojshme të mbyllemi plotësisht. Unë inkurajoj të merren masat, nëse do ishin marrë masat, Shqipëria nuk do ishte në këtë gjendje, nëse rrit testimet, nëse vë në veprim spitalet rajonale, dhe i fut në veprim me shtretër, oksigjenim, mjekë, infermierë, dhe me hapësira të mjaftueshme, nëse bën të mundur trajtimin ambulator nga çdo familje pavarësisht nëse paguajnë apo jo ilaçet, kjo me rimbursim të plotë se sot ka një rimbursim të pjesshëm. Problemi kryesor është numri i testimeve se nëse mbahen të ulëta, ti nuk arrin të njohësh përmasat e infeksionit, as ti gjurmosh dhe parandalosh. Jemi mbi 40% të shteruar, mos merr 40, merr 60 70- nuk dimë gjë, na mbajnë të fshehta, numri i infeksioneve është i rremë!

Lulzim Basha në intervistë për ABC News, transkriptuar nga Tiranapost.al