Aktualitet

Bashkim Kosovë-Shqipëri? Ministri gjerman për deklaratat e Albin Kurtit: Nuk na çojnë para këto diskutime

Bashkim Kosovë-Shqipëri? Ministri gjerman për deklaratat e Albin

Deklaratës së kreut të Vetëvendosjes Albin Kurti për bashkimin e Shqipërisë më Kosovën i është përgjigjur ministri i Jashtëm Gjerman Heiko Maas. Sipas Deutsche Welle, ministri Maas ka thënë se diskutimet për ndryshime apo zhvendosje kufijsh në Ballkanin Përëndimor nuk e çojnë rajonin përpara, ashtu siç pretendohej për kufijtë Kosovë-Serbi.

“Diskutimet për ndryshimin apo zhvendosjen e kufijve nuk na çojnë përpara”, ka thënë ai.

Ministria gjermane e Punëve të Jashtme po zhvillon gjatë tre muajve të parë të vitit një sërë takimesh virtuale dhe fizike me kolegë nga Ballkani Perëndimor.

Të martën ministri gjerman i Punëve të Jashtme zhvilloi një bisedë telefonike me ministren e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçka.

*Tiranapsot.al.