Aktualitet

Bashkitë, nga Tirana dhe të gjitha, të prodhojnë të ardhura vetë!

Bashkitë, nga Tirana dhe të gjitha, të prodhojnë të

S`ka më borxhe pafund dhe të presin nga të tjerët. Por si mund ta bëjnë bashkitë këtë? Edi Rama ka bërë një propozim si në formë urdhri. Ai thotë se bashkitë mund ta rritin buxhetin e tyre duke ndërtuar vetë dhe strehuar njëherësh të pastrehët, apo duke mbuluar transportin publik, pastrimin, madje edhe bujqësinë, si prodhimin, ashtu edhe grumbullimin dhe shpërndarjen.

“Disiplina financiare e bashkive është sot më shumë se asnjëherë një domosdoshmëri. Dua të ndalem shkurtimisht në disa aspekte. Tek detyrimet e prapambetura. Ne do të hyjmë në një fazë shtrëngimi pa tolerancë, në bazë të parametrave të dakordësuar. Akumulimi historik i borxheve smund të bëhet një rrugë e hapur edhe për vitet që kemi përpara.

Rritja e performancës që bashkive është prioritet për ne. Po s`ka si rritet, nëse nuk përmirësohet siguria e tyre financiare. Është e dhëna më dramatike e gjithë këtyre viteve që volumi i aktiviteteve që lidhin bashkitë me krijimin e të ardhura jobuxhetore është minimal, afër zeros. Është e pamundur sot që nga Tirana që është kryesorja, deri tek e fundit, nuk kemi asnjë aktivitet ekonomik të pavarur që prodhon të ardhura.

Duke filluar nga ndërtimi. Bashkitë i kanë të gjitha mundësitë të ndërtojnë dhe të krijojnë shumë më tepër shanse për njerëzit që kanë nevojë ëpr strehim, por që të krijojnë edhe të ardhura për buxhetin e tyre. Më thoni një që e bën këtë? Jo, nuk ka. Nuk ka arsye pse të gjitha t`u delegohen kompanive private. Pse mos ta bëjnë bashkitë këtë? Më thoni një gjë që i pengon? Me një gur vrasin dy zogj. Krijojnë mundësi për të pastrehët e tyre dhe s`rrinë të presin nga enti i banesave. Nga ana tjetër shesin për të krijuar të ardhura.

Sa janë tregjet e prodhimit bujqësor me prejardhje bashkiake? Sa janë pikat e grumbullimit dhe shpërndarjes? Sa kanë shfrytëzuar fondin e garancisë sovrane për bujqësinë, pa pritur që ti zgjidhë investitori privat? Është i mirëpritur, por jo gjithmonë vjen atëherë kur duhet.

Për të ardhur tek një gangrenë që është uji. Një pasuri që nuk prodhon asgjë tjetër veçse borxhe, borxhe, borxhe.

Për të mos folur pastaj për shërbime si transporti publik, që nuk janë as shërbime të lehta për t`u realizuar.

Pse duhet të jetë qeveria kampione për digjitalizimin dhe mos të jetë bashkia? Në botë qeveria qëndrore është më e ngadalta. Në botë është njëherë qeverisja vendore, pastaj ajo qëndrore”, tha Rama në takimin me kryebashkiakët.