Aktualitet

BE hap kufijtë për ata që bëjnë vetëm vaksinat e bllokut? Rama: Po ta rikëndoja këngën do thoja çdo gjë ndodh në Europë

BE hap kufijtë për ata që bëjnë vetëm vaksinat e

Kryeministri Rama u pyet për një plan të mundshëm të BE-së për të hapur kufijtë vetëm për ata që do të vaksinohen me vaksinat e prodhuara brenda Europës. Rama tha se nëse do të rikëndonte këngën me West Side Famiy se çdo gjë ndodh në Tiranë, tha se do erikëndonte me fjalët: Çdo gjë ndodh në Europë. Por për kryeministrin kjo nuk ka shumë gjasa të ndodhë për disa arsye.

Edi Rama:

Po ta rikëndoja këngën do thoja çdo gjë ndodh në Europë. Nuk më rezulton një gjë e tillë, Gjermania ka fillaur të hapë dialogun me Kinën dhe Rusinë për vaksinat kinezëe ruse, duket e pabesueshme por është e vërtetë, e paimagjinueshme që kontinenti më i fuqishëm i planetit të gjendet në këtë situatë por në këtë situatë gjendet siç dukej e pabesuehsme që momenti i shpërthmit të epidemisë i kapi gafil të gjithë. I gjunjëzoi gjithë shtetet sado të pasura janë.

Kemi 6 vaksina, po të shtojmë kinezet dhe ruset, nuk jam aspak i bindur që mund të ndodhë, por çdo gjë mund të ndodhë në këtë Europë, për ne ka rëndësi të bëjmë atë që duhet për njerëzit. Dhe një gjë shtoj se ka shumë njerëz që kujtojnë se mosmarrja e vaksinave kineze e ruse është çështje gjeopolitke, nuk është kështu: Vaksinat nuk kanë dalë në treg që shkon dhe i blen, vaksina nuk ka, kaq e thjeshtë është, në sensin se të gjitha vaksinat janë në sasi shumë më të vogla sesa nevojat e atyre që i kanë, kur SHBA nuk ka vaksina sot për të mundur të thotë se po jap dhe i dozë jashtë SHBA, por përkundrazi ëhtë fokusuar për ti prodhuar dhe nuk i ka stok. Imagjinoni të tjerët dhe nuk është vaksina kineze që ka dalë në treg dhe nuk shkojmë ta blejmë, nuk është as çështje çmimi, Vaksinat janë të parat por nuk janë, nuk ka, lufta që bëhet është pikërisht pë të marë ato që ka, është luftë e tmerrshme tregtare me kompleksitet të hatashëm, jam krenar se vende të rajonit ende nuk i kanë bërë. Por jam ende i pakënaqur me procesin, shpresojmë për vaksinim masiv.

Mendoj se Europa e ka të pamundur të vendosë këtë kusht se nuk ka të garantuara vaksinat e veta.

*Tiranapost.al.