Aktualitet

BE i jep Shqipërisë 50 milionë euro për të luftuar koronavirusin

BE i jep Shqipërisë 50 milionë euro për të luftuar

Në ditën kur Shqipëria mori një lajm pozitiv për miratimin në parim të çeljes së negociatave për t’u anëtarësuar në BE, kjo e fundit i jep vendit tonë 50 milionë euro për të luftuar koronavirusin.

Lajmin e ka dhënë ambasadori i BE në Tiranë, Luigi Soreca, i cili shkruan se BE do të japë gjithsej 50 milion euro ndihmë për Shqipërinë.

Nga të cilat 4 milionë do të shkojnë për pajisje mjekësore 11 milionë për mbrojtje sociale dhe 35 milionë për rikuperim ekonomik.

Soreca shkruan:

“Jam i gëzuar të njoftoj se Bashkimi Europian do të japë një ndihmë konkrete për Shqipërinë për të luftuar CoVid-19.

Konkretisht:

4 milion euro € për pajisje të menjëhershme dhe mbështetje shëndetësore

11 milion € për mbrojtje sociale

Si dhe  deri në 35 milion € për rikuperim ekonomik.

BE është gjithmonë me Shqipërinë në kohën e nevojës! Jemi gjithmonë me Shqipërinë!”.