Aktualitet

BE i mbyll kufijtë shqiptarëve deri në fund të korrikut

BE i mbyll kufijtë shqiptarëve deri në fund të korrikut

Kufijtë do të jenë të mbyllur nga Bashkimi Europian për shqiptarët deri më 15 korrik. Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Kosova dhe Bosnja-Hercegovina do të mbeten sërish jashtë listës së vendeve të sigurta për shkak të mos menaxhimit të situatës së Covid.

Numri i infektimeve në këto vende duhet t’i korrespondojë nivelit mesatar europian, që është 16 raste infektimi për 100 mijë banorë.

Sipas gazetares Eriza Zykaj për “Abc News”, ky vendim vjen në vijim të takimit të grupit të punës Këshillit të Bashkimit Europian mbi rishikimin çdo 15 ditë të listës së vendeve të treta për rihapjen e kufijve të jashtëm të Bashkimit Europian.

Ndërkohë që ambasadorët e përhershëm të Bashkimit Europian pritet të fillojnë takimin e tyre për rishikimin e listës në orën 15.00. Informacioni pritet të zyrtarizohet në 15 korrik. Tani shpresat mbeten për muajit gusht.