Aktualitet

BE jep 6 miliardë euro fond për rajonin. Përse Varhelyi vendos 2027-ën si afat

BE jep 6 miliardë euro fond për rajonin. Përse Varhelyi vendos

Komisioneri Varhelyi, në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama, tha se vendet e rajonit të Ballkanit Perëndimor do të marrin 6 miliardë euro ndihmë deri në vitin 2027, teksa shtoi se ‘pas këtij viti do të ishte e vështirë që rajoni të thoshte nuk jemi ende gati’.

“Shumica e reformave kanë koston e tyre financiare, por jemi të gatshëm të zbusim koston, ndaj udhëheqësit e KE kanë vendosur 6 mld euro fond për rajonin. Kjo është sasia e fondeve që i jepet vendeve anëtare. Deri në 2027 rajoni do marrë të njëjtin intensitet ndihme. Pas 2027 do ishte e vështirë që rajoni të thoshte nuk jemi gati akoma. Në 10 vite rajoni duhet të dyfishojë ekonominë”, tha ai.