Aktualitet

BE mund të heqë kontrollet kufitare me 1 korrik: Shtetasit jashtë BE-së nuk janë në listë

BE mund të heqë kontrollet kufitare me 1 korrik: Shtetasit jashtë

Disa vende europianë kanë vendosur që tani për lehtësimin e masave ndaj koronavirusit duke hapur kufijtë dhe hequr kontrollet, por ndërkohë BE po përpiqet që ti bashkërendojë këto vendime.

Komisioni Europian që harton ligjet në BE, po kërkon që 27 vendet anëtare të heqin kontrollet e brendshme kufitare nga data 1 korrik e tutje. Bëhet fjapë për zonën Shengen, ku qytetarët europiane udhëtojnë pa pasaportë.

Komisionerja e BE-së për çështjet e Brendshme njoftoi planin që do diskutohet sot me ministrat e punëve të brendshme të shteteve, lidhur me lehtësimet e kontrolleve kufitare.

BE kërkon që të bëhet një dallim mes kufijve të brendshëm dhe të jashtëm: Diskutimet nuk kanë të bëjnë me heqjen e kontrolleve për udhëtarët nga vendet jashtë BE që mbërrijnë në bllok, pasi nuk ka ende një vendim për shtetasit e këtyre vendeve,edhe nëse do lejohen të udhëtojnë. 

Sot Republika Çeke hoqi kontrollet me fqinjët Austri, Gjermani, Hungari dhe Sllovaki.

Qeveria irlandeze pritet të aprovojë fazën e dytë të një harte rrugore për të dalë nga bllokimi.