Aktualitet

BE OK për negociatat/ Meta dhe Basha: Të nisim nga puna për të plotësuar kushtet

BE OK për negociatat/ Meta dhe Basha: Të nisim nga puna për

Vendimi i marrë sot nga BE është inkurajues për popullin shqiptar i cili si gjjthë bota po kalon ditë të vështira. Por edhe më të vështira duken ditët për politikën e cila nga BE sot ka marrë një Okay të vjetër me kushte të reja. Kushte të cilat kërkojnë që të ndodhë një magji në politikën tonë. Por gjjthsesi lajmi mbetet pozitiv. Edi Rama ka lajmëruar një dalje për shtyp ku pritet të komentojë vendimin e sotëm për negociata dhe për çështje të tjera të brendshme. Ndërsa Ilir Meta dhe Lulzim Basha kanë komentuar duke thënë se duhet të nisim nga puna kushtet.

"Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE.

Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh!

Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve! ", shkruan Presidenti Meta.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Ilir Meta (@ilirmeta.faqjazyrtare) on

Kurse Kreu i PD Lulzim Basha shkruan si më poshtë: 

“Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre”, shkruan Basha.

“Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, shkruante Oliver Varhelyi.

KUSHTET PËR NEGOCIATAT

Miratimi reformës zgjedhore
Financimi partive politike & fushatave
Zbatimi reformës në drejtësi
Funksionimi i Gj.L dhe Gj.K (sipas Venecias)
Ngritja e strukturave për krimin e organizuar dhe korrupsionin
Të luftojë pastrimin e parave
Të ndalojë azilkërkuesit
Të ndryshojë ligjin e medias (sipas Venecias)
5 prioritetet kyce
Hetimi i gjykatësve e prokurorëve
Të akuzuar për sjellje kriminale
Të hetojë të akuzuarit për blerje votash
Të mbyllë proceset kundër politikanëve e zyrtarëve publikë të lartë
Vendim për zgjedhjet lokale të 30 qershorit
Mbrojtja e minoriteteve
Census në përputhje me KE
Procesi i regjistrimit të pronave