Aktualitet

BE përditëson listën e vendeve të sigurta: Kufiri sërish i mbyllur për shqiptarët, cilëve ua hapi?

BE përditëson listën e vendeve të sigurta: Kufiri

Këshilli Europian ka përditësuar listën me vendet e sigurta me të cilat vendos të hapë kufijtë. Por Shqipëria e Ballkani Perëndimor janë sërish jashtë listës. Kjo do të thotë se shtetasit shqiptarë nuk lejohet të hyjnë në kufijtë e vendeve të BE-së nëse nuk janë nënshtetas apo rezidentë. Në bazë të kritereve dhe kushteve të parashtruara tek rekomandimet duke filluar nga 8 gushti vendet anëtare të BE-së do të heqin kufizimet gradualisht për banorët e këtyre shteteve:

Australi
Kanada
Gjeorgji
Japoni
Zelandë e Re
Ruanda
Koreja e Jugut
Tajlanda
Tunizi
Uruguai

Për Kinën pritet konfirmimi në bazë të parimit të reciprocitetit.

Këshilli Europian bën vlerësimet në bazë të disa kretereve si situata epidemiologjike, masat kufizuese duke përfshirë distancimin fizik si dhe konsiderata të tjera sociale dhe ekonomike. Por situata aktuale në Shqipëri dhe rajon ku numri i rasteve ditore i kalon 100 nuk favorizon shtetasit shqiptarë të udhëtojnë.

Konkretisht lidhur me situatën epidemiologjike, të ashtuquajturat vendet e treta duhet të plotësojnë këto kritere:

-Numri i rasteve të reja me COVID-19 në 14 ditët e fundit për 100 mijë banorë duhet të jetë i përafërt ose më i ulët se mesatarja e BE.

-Trend i qëndrueshëm ose në rënie i rasteve të reja gjatë kësaj periudhe në krahasim me 14 ditët e fundit.

-Menaxhimi i përgjithshëm i pandemisë duke marrë në konsideratë informacionet e dhëna, duke përfshirë aspekte si testimi, mbikëqyrja, gjurmimi i rasteve, frenimi i përhapjes, raportimet si dhe vërtetësia e informacioneve.

Ballkani Perëndimor nuk i plotëson.

-Për vendet që kanë ende lëvizje të kufizuar, kategoritë e mëposhtme do të jenë të përjashtuara nga kufizimet:

-Shtetas të BE dhe familjarët e tyre
-Shtetasit që kanë leje qëndrimi afatgjatë dhe anëtarët e familjes së tyre
-Udhëtarë me funksione të posaçme, siç parashikohet tek Rekomandimet

Përgjegjësia për implementimin e rekomandimeve të Këshillit i mbetet vendeve anëtare.

Lista përditësohet dhe mund të rishikohet nga Këshilli pas konsultave me Komisionin dhe agjencitë respektive të Bashkimit Europian në bazë të kritereve të lartpërmendura. Megjithatë vendet e BE-së mund të mos i përmbahen listës dhe të hapin kufijtë me vendet që dëshirojnë.