Aktualitet

BE shtyn bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

BE shtyn bisedimet me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Ambasadorët e Bashkimit Europian nuk kanë rënë dakord për fillimin e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në dhjetor.

Komiteti i Përfaqësuesve të Përhershëm ra dakord në konkluzionet se Shqipëria nuk është akoma e gatshme të mbajë konferencën e parë ndërqeveritare me BE, pasi ka ende punë për të bërë për kushtet e vendosura që nga Marsi vitit 2020.

Ambasadorët vlerësuan punën e Shqipërisë për reformat, por theksuan se vendi duhet të tregojë më shumë përparim në përmbushjen e kushteve.

Lidhur me Maqedoninë e Veriut, dokumenti deklaroi se data për konferencën e parë do të caktohet sapo vendi të zgjidhë çështjet e tij me Bullgarinë.

Bullgaria ka bllokuar fillimin e bisedimeve të pranimit me Maqedoninë e Veriut dhe pretendon se gjuha maqedonase është një dialekt i bullgarishtes dhe se nuk ka asnjë pakicë maqedonase në Bullgari. Të dy deklaratat kërkohet të përfshihen në dokumentin përfundimtar që lejon fillimin e bisedimeve.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev deri më tani ka refuzuar të heqë dorë nga kërkesat.

Italia u përpoq të zbuste gjuhën e konkluzioneve për Shqipërinë, por kërkesa u refuzua.

Drafti i konkluzioneve të arritura sot nga ambasadorët e BE do të miratohet nga Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, i përbërë nga ministra të punëve të jashtme dhe evropiane të vendeve anëtare të BE, në 8 dhjetor.

Fillimi i negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut mund të miratohet në Mars 2021.