Aktualitet

Lista e BE: Ja vendet nga do pranohen vizitorë

Lista e BE: Ja vendet nga do pranohen vizitorë

Bashkimi Europian publikoi listën me 14 vende, qytetarët e të cilit do të lejohen që të udhëtojnë në bllokun nga 1 korriku. Dhe Shqipëria nuk është pjesë e kësaj liste për shkak të mosmenaxhimit të situatës së pandemisë.

 Gjithashtu nga lista është përjashtuar edhe SHBA, Brazili dhe Kina, por me këtë të fundit BE është gati që të bëjë një marrëveshje reciproke për udhëtarët nga BE.

Kontrollet kufitare janë hequr tashmë për qytetarët që udhëtojnë brenda bllokut. Në listën e sigurt aktuale, që do t’i nënshtrohet sërish ndryshimeve, bëjnë pjesë Algjeria, Australia, Kanadaja, Gjeorgjia, Japonia, Mali i Zi, Maroku, Zelanda e Re, Ruanda, Serbia, Koreja e Jugut, Tajlanda, Tunizia dhe Uruguai.

Procedura e formalizimit të listës dhe kritereve sipas të cilave vendet konsiderohen të sigurta ose jo, do të finalizohet mesditën e së martës. Një shumicë e cilësuar e vendeve të BE-së, të paktën 55 përqind, që përfaqëson edhe 65 përqind e popullatës së BE, kanë mbështetur listën. Ka patur ndasi mes vendeve si Spanja, që dëshiron të ndihmojë turizmin, por që preferon të qëndrojë e sigurt pasi është goditur rëndë nga Covid-19, dhe të tjerë si Greqia e Portugalia, që varen tek turizmi por janë më pak të trembur nga virusi.

Media ‘Politico’, tha se njëra mbulonte vendet me më pak se 16 raste të Covid-19 për 100 mijë banorë dhe tjetra me deri në 20 raste, që do të përfshinte edhe Kanadanë dhe Turqinë./ Referuar TCH

Lexo më shumë: