Aktualitet

Belgjika fut Shqipërinë në listën e kuqe nga Covid: Vetëm dy kategori lejohen të udhëtojnë

Belgjika fut Shqipërinë në listën e kuqe nga Covid:

Bashkimi Europian futi një javë më parë Shqipërinë në listën e kuqe për shkak të rritjes së rasteve me Covid. Për pasojë rregullat e udhëtimit u kufizuan. Por vetë vendet anëtare kanë masa të imponuara për udhëtimet. Belgjika ka futur Shqipërinë në listën e kuqe, që do të thotë se rregullat kanë ndryshuar. Tashmë lejohen të udhëtojnë vetëm dy kategori: Personat që janë rezident në Belgjikë dhe pasagjerët Shqiptarë që kanë arsye esenciale hyrjeje në këtë shtet. Ata me arsye të forta udhëtimi e marrin dokumentin duke kontaktuar me Konsullatën ose Ambasadën më të afërt të Belgjikës. Por ata duhet të zbatojnë edhe disa rregulla të tjera.

Njoftimi i plotë nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës:

Në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë nga Tirana International Airport drejt Belgjikës
Belgjika e ka vendosur Shqipërinë në zonën e kuqe, domethënë me risk të lartë infektimi Covid-19. Si pasojë:
Lejohet të udhëtojnë drejtë Belgjikës vetëm personat që janë rezident dhe pasagjerët Shqiptarë që kanë arsye esenciale hyrjeje në Belgjikë. Dokumentin esencial të udhëtimit mund ta merrni duke kontaktuar me Konsullaten ose Ambasadën më të afërt të Belgjikës.
Personat që marrin dokumentin esencial të udhëtimit duhet që:
1. Të jenë të pajisur me Çertifikatën e Vaksinës ose Testin PCR.
2. Të testohen përsëri në ditën e 7.
3. Të paraqesin provë të kalimit të infeksionit Sars-Cov2, e vlefshme deri në 6 muaj pas shërimit.
4. Të plotësojnë formularin PLF pa të cilin nuk udhëtoni dot.
Linku formularit: https://travel.info-coronavirus.be/
Faleminderit për bashkepunimin,
Tirana International Airport

Belgjika fut Shqipërinë në listën e kuqe nga Covid:

*Tiranapost.al.