Aktualitet

Belshi, zona e re e tërmeteve në Shqipëri. Çfarë thonë sizmologët

Belshi, zona e re e tërmeteve në Shqipëri. Çfarë

Këtë fund shtatori lëkundjet nga tërmeti kanë rikthyer frikën e qytetarëve. Sot u regjistruan tre lëkundje me magnitudë 3.0, ndërsa nga 24 shtatori janë regjistruar 20 lëkundje sizmike, 15 prej të cilave patën epiqendër Belshin e Elbasanit. Lëkundjet sot u regjistruan në Lushnje. 

Belshi, zona e re e tërmeteve në Shqipëri. Çfarë

Çfarë po ndodh?

Sizmologët kanë treguar se zona e Belshit është zonë e re në hartën sizmike të Shqipërisë. Ata theksojnë se këto lëkundje të ditëve të fundit nuk kanë lidhje me lëkundjet e forta të vitit të kaluar dhe tërmetin fatal të 25 nëntorit që morin jetën e 51 njerëzve.

Një prej sizmologëve thotë për Klan:

“Është një zonë që ka një stil tektonik dhe një ndërtim gjeologjik ndryshe nga zona e Durrësit. Pak e vështirë për shkencën e gjeologjisë sot që pas një ngjarjeje të shfaqur qoftë edhe të rastësishme apo të ndjekur në mënyrë rigoroze të parashikosh se çdo të vijë pas kësaj ngjarje”.

Tërmeti më i fortë i këtyre ditëve të fundit të shtatorit u regjistrua me magnitudë 4.5 të shkallës Riher, me epiqendër në Cërrik.

Pyetja që lind është nëse janë të rrezikuara ndërtesat nëse lëkundjet mund të jenë më të forta:

 “Ato ndërtesa që nuk janë ndërtuar brenda kushteve teknike të paktën ato kushte që ka pasur Shqipëria janë të rrezikuara, ato që janë brenda kushteve nuk rrezikohen”, thotë sizmologu Rexhep Koçi.

Shqipëria ka aktivitet të lartë sizmik për shkak se ndodhet mes dy pllakave tektonike, asaj afrikane dhe Euroaziatike. Ekspertët thonë se për këtë arsye ndërtimet duhet të bëhen sipas standardeve të Eurokodit.