Aktualitet

Benet Beci sqaron pse u thirr në SPAK dhe hedh poshtë zërat për dorëheqje

Benet Beci sqaron pse u thirr në SPAK dhe hedh poshtë zërat

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, është pyetur nga gazetarët gjatë një inspektimi në lidhje me lajmin që qarkullon në media për dorëheqjen e tij dhe paraqitjen në SPAK.

Ja si u përgjigj ai: Ne vazhdojmë punën, sigurisht jam paraqitur për të dhënë shpjegime normalisht. Kush do të merret me llafe të merret me llafe, mendoj se kryesorja është që ne të vazhdojmë investimet, punët. Shkodra nuk ka të ndalur në rrugën që ka marrë.