Aktualitet

Berati po kthehet në vatër infeksioni: rastet e reja me rrezik përhapje

Berati po kthehet në vatër infeksioni: rastet e reja me rrezik

Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me koronavirus në Berat, duke Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 8 raste të reja me koronavirus në Berat, duke çuar në total numrin në 16, që janë raste aktike. Por vendet ku janë zbuluar janë problematike. Dy prej rasteve janë: Një punonjës policie dhe një mësuese anglishteje.

Të total janë 6 burra dhe 2 gra, që i përkasin moshave nga 32 në 87 vjeç dhe janë kontakte të të infektuarve të konfirmuar më parë. Një çift i moshuar 87 dhe 86 vjeç janë infektuar nga fqinja e tyre 45 vjeçe e cila pak ditë më parë u shtrua tek Infektivi.

Ndërsa katër raste raportohen nga kontakte të të burgosurit që u infektua nga qëndrimi 3 muaj në shtëpi.

Mjekët epidemiologë në Berat, kanë nisur menjëherë hetimin epidemiologjik për të gjurmuar kontaktet dhe marrjen e tamponëve.

Sipas mediave televizive, rasti sot i policit të infektuar ka vënë në alarm drejtorinë e burgjeve në Berat pasi duhen testuar të gjithë punonjësit e policisë, përveç kontakteve të afërta.

Në shtëpitë e të nfektuarve dhe në ambientet ku punojnë do të bëhet dezinfektimi.

COVID-19 – Statistika (5 Korrik 2020)
Testime totale 28801
Raste pozitive 2893
Raste të shëruara 1657
Raste Aktive 1160
Humbje jete 76 (Qarku Tiranë 43, Durrës 12, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 11, Kukës 1, Elbasan 2)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 449
Durrës 205
Shkodër 169
Vlorë 119
Lezhë 60
Fier 48
Korçë 36
Kukës 20
Elbasan 16
Berat 16
Gjirokastër 13
Dibër 9