Aktualitet

Berati, qyteti i parë shqiptar ku trokitën festat

Berati, qyteti i parë shqiptar ku trokitën festat

Berati është qyteti i parë që ndezi dritat e pemës së Vitit të Ri. Të dielën e 24 nëntorit, në sheshin e Christmas Market u ndezën dritat e pemës me qindra qytetarë dhe sidomos fëmijë të qytetit. I pranishëm ishte edhe Kryetari i Bashkisë, Ervin Demo.

Berati, qyteti i parë shqiptar ku trokitën festat

Me përfundimin e sheshit të ri, pema e festave është pozicionuar atje rrethuar nga shtëpizat e Christmas Market, që këtë vit janë më të shumta në numër.
Dekori i këtij viti është shtrirë gjithashtu përtej qendrës dhe këtë vit ka risi që mbeten për t'u zbuluar si nga banorët, ashtu edhe turistët.

Berati, qyteti i parë shqiptar ku trokitën festat

Berati, qyteti i parë shqiptar ku trokitën festat

Çdo fundjavë, Berati do të sjellë këngëtarët dhe DJ më me emër, në skenën në qendër të qytetit.


Siç edhe kryebashkiaku, Ervin Demo shkruan në rrjetet sociale "Në këtë fundvit, shija e festave do të jetë më e bukur se kurrë në Berat".