Aktualitet

Berati vatër e nxehtë virusi: Infektohen dhe dy punonjës të Shëndetit Publik

Berati vatër e nxehtë virusi: Infektohen dhe dy punonjës të

Emrat e tyre nuk bëhen me dije por sipas mediave, mes pesë rasteve të reja me koronavirus sot në Berat janë dy punonjës të Drejtorisë së Shëndetit Publik. Numri i rasteve aktive në Berat ka shkuar në 2o. Nga 5 të infektuarit, katër janë raste të reja dhe një është kontakt i mëparshëm. Nga katër rastet e reja është edhe një çift të moshuarit që ishin të shtruar në spitalin Infektiv në Tiranë dhe aty rezultuan të prekur.

Mësohet se dje janë marrë 28 tamponë në stafin e drejtorisë së Shëndetit Publik në Berat.

Rastet me Covid-19 që i përkasin 2 punonjësve të DSHP-së , kanë vënë në alarm drejtorinë, ku është kryer dezinfektimi i plotë i ambientit. Gjithashtu edhe shtëpitë e të infektuarve.

COVID-19 – Statistika (8 Korrik 2020)
Testime totale 30696
Testime molekulare 26686
Testime serologjike 4010
Raste pozitive 3106
Raste të shëruara 1791
Raste Aktive 1232
Humbje jete 83 (Qarku Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 488
Durrës 222
Shkodër 161
Vlorë 120
Lezhë 65
Fier 42
Korçë 31
Elbasan 28
Kukës 28
Berat 20
Gjirokastër 15
Dibër 12