Aktualitet

Berisha do kandidojë ku të dojë! Braçe ironizon: Do ishte i denjë për deputet në Gërdec ose Bulevard

Berisha do kandidojë ku të dojë! Braçe ironizon: Do ishte

Zëvendëskryeministri, Erion Braçe, reagon pas deklaratës së kryedemokratit Lulzim Basha, i cili u shpreh se ish-kreyministri Sali Beriusha do të jetë kandidat për deputet në zonën që do të dëshirojë.  

Braçe shkruan me ironi, se ka disa zona ku mund të kandidojë Berisha, ndër to Tropoja, Gërdeci apo Saranda, ndërsa ka arsyetuar secilën prej këtyre zgjedhjeve.

Postimi i plotë:

Ja kaq ishte; vrasësi nuk e vret dot kurrë urdhërdhënësin! Përkundrazi, urdhërdhënësi mund të qërrojë edhe vrasësin! Por deri atëherë, janë të detyruar të jenë bashkë, kudo, ku të dojë AY! Tani a e mbani mend atë komisionin që ishte risia e madhe e demokratike me profesorë famozë që do bënte pastrim? Vate! Ai ishte për të fshehur kunatin, për ta bere më demokratik procesin kunatit! Tani profesorët kanë një detyrë: T'i gjejnë zonën SALY BERISHES! Kaq! A ju japim një dorë? Unë them të kandidojë në Tropojë! E ka pastruar tani duke vrarë e varrosur dhjetëra kundërshtarë!

Por mendoj edhe Gërdecin. Aty mund të jetë edhe garanti më i afërt për biznesin e boronicave në pritje të rikthehet për t'u marrë me bombat metalike që kanë mbetur! Po edhe në Sarande mund të jetë! Aty e duan të gjithë, imagjinoni, i vetmi pas Skënderbeut, ky shtoi territorin shqiptar në Sarandë! Por jam i bindur se Saly Berisha do ishte fiks si deputet në Bulevard! Ay është unik aty, është i vetmi që nga fashizmi që ka pushkatuar kundërshtarë aty! Si mendoni ju?