Aktualitet

Berisha i poston një foto me Hashash, ish ministri Tahiri repost: Vetëm ky s’më zhgënjen kurrë

Berisha i poston një foto me Hashash, ish ministri Tahiri repost:

Ish kryeministri Berisha ka postuar një foto të Saimir Tahirit ku pas tij ka vendosur me photoshop gjethe hashashi. Në foton që ka postuar Berisha shkruan: Hashash pushime.

Berisha i poston një foto me Hashash, ish ministri Tahiri repost:

Fotos i ka bërë repost vetë ish ministri në Instagram ku shkruan: Vetem ky s’me zhgenjen kurre (dhe emoji duke qeshur).

View this post on Instagram

Vetem ky s’me zhgenjen kurre ???

A post shared by Saimir Tahiri (@saimir.tahirial) on

Saimir Tahiri publikoi një ditë më parë foton origjinale ku tregonte se ndodhej në: Kuç-Gusmar-Llufe deri te Jaho Xhebra.

Por kush e ka 'zhgënyer' Tahirin që Berisha siç ironizon Tahiri 'nuk e zhgënjen kurrë'? 5 ditë më parë duke iu referuar vendimit të gjykimit nga e para për çështjen e tij gjyqësore, ai postoi foton e dokumentit të vendimit të fundit dhe shkroi: Edhe “ne emer te Politikes”... Beteja vazhdon ?

Gjykata e Posaçme e Apelit, vendosi rigjykimin nga e para të çështjes me argumentin e kontradiktave dhe shkeljeve që kishte bërë Prokuroria. Në vendimin e Apelit të Posaçëm thuhej se, Tahiri u dënua për shpërdorim detyre, vepër për të cilën nuk është hetuar. Sipas Apelit, Prokuroria ishte kontradiktore pasi kishte ngritur akuzë të re, ndërsa ish-ministrit nuk iu dha mundësia të mbrohej për akuzën e “shpërdorimit të detyrës”.

View this post on Instagram

Edhe “ne emer te Politikes”... Beteja vazhdon ?

A post shared by Saimir Tahiri (@saimir.tahirial) on