Aktualitet

Berisha i tmerruar nga virusi apo Dosja Hajdari?! Çfarë e detyroi ish-kryeministrin të flasë nga ‘Skype’

Berisha i tmerruar nga virusi apo Dosja Hajdari?! Çfarë e detyroi

Fevziu: A do dëshmoni në gjykatë nëse thirreni?

Berisha: Unë e kam kryer detyrën time. Kam dhënë një deklaratë që është shteruese për ato që kam ditur. Ky është procesi i dytë politik.

Lajmi për rihapjen e dosjes ‘Hajdari’ dhe rolin e Izet Haxhisë ish-truprojës së Sali Berishës, së bashku më një kërkesë të prokurorisë për të thirrur të dëshmojë Sali Berishën për këtë histori, ka tërhequr vëmendjen.

‘Opinion’ i Blendi Fevziut ka hapur dritaren e ‘Skype’ për Berishën për të komentuar lidhur më këtë dinamikë të dosjes.

Berisha i tmerruar nga virusi apo Dosja Hajdari?! Çfarë e detyroi

Berisha ka folur në ‘Skype’ ku në fakt intervistat ‘tete-a-tete’ sot bëhen normalisht në respekt të distancës, por jo kjo s’ka ndodhur.

Dhe dy janë alternativat ose Berisha është i tmerruar nga virusi, dhe sipas informacioneve ka qenë tërësisht i kujdesshëm gjatë gjithë pandemisë ose përveç kësaj preferon mos të flasë për dosjen ‘Hajdari’ në kushte dritash. Sikundër nuk ka preferuar as t’i përgjigjet Prokurorisë dhe pse ai tek Fevziu sonte (e hënë, 28 shtator) refuzoji të jetë thirrur ndonjëherë.

Po tani a do të shkojë?