Berisha publikon videon e "Të Paekspozuarve" ku Ylli Rakipi dhe Blendi Fevziu ironizojnë zv.ministren e re të Ramës: Fjalët që mjaftuan për t'i dhënë postin
Berisha ka postuar në Facebook-un e tij një video të bërë virale ditët e fundit në rrjet.
Në videon nga programi "Të Paekspozuarit" shfaqet, Ilva Gjuzi, që teksa pyetet për të metën e Ramës thotë: "E meta e Ramës është se është 10 hapa para të tjerëve".
Pak pas kësaj deklarate Rama e emëroi zv.ministre të Turizmit dhe Mjedisit.
Në video shfaqet edhe Elena Kaçe -që ende s'ka post, por fitoi simpatinë e Ramës në Asamblenë e PS - teksa thotë se e meta e Ramës është që mendon vetëm për vendin dhe jo për veten.
Partia Socialiste prej kohësh është e hapur ndaj prurjeve dhe emrave të rinj për t'i futur në politikë, por thelbi është që politikan të bën zakonisht opozita. Aty farkëtohesh si politikan. Ndërkaq katapultimi menjëherë në qeverisje do të jetë gjithmonë një thikë me dy presa.