Aktualitet

Bes të bëhesh 135 vjeç, por ka një problem kjo festa jote në Covid!

Bes të bëhesh 135 vjeç, por ka një problem kjo festa jote

Zëvendëskryeministri Erion Braçe përveç urimit publik për 35-vjetorin e aktorit Bes Kallaku, ka shprehur po ashtu hapur kritikan për festën në këtë kohë kur masat anti Covid sa vijnë dhe ashpërsohen.

Bes të bëhesh 135 vjeç, por ka një problem kjo festa jote

“Bes, të bëhesh 135 vjeç, per vete, për prindërit, për zonjën e vajzën. Ti je një figurë publike e kudo në botë, të tillë janë apo jo të infektuar, e kanë kaluar apo jo covid, përcjellin mesazh për të tjerë njerez” shkruan Braçe taksa i drejtohet edhe të ftuarve të cilët janë pjesë e politikës duke thënë se maskën e kanë vetëm për televizion. Zëvendëskryeministri po ashtu shprehet se është turp që një president thyen rregullat e republikës së tij dhe se gjoba 3000 lekë nuk i bën derman.

Bes të bëhesh 135 vjeç, por ka një problem kjo festa jote

“Bes, te behesh 135 vjec, per vete, per prinderit, per zonjen e vajzen! Te kesh cdo te mire per vete e per ta! Te kesh shendet o Bes, per vete e per ta!
Tani, gezimi kur ben 35 vjec eshte normal, po ne kete kohe a eshte i ligjshem?;
Po le menjane ligjin edhe pse duhet te jete i pari, por po pyes nga pikpamja morale!!
Une them joooo! Ti je nje figure publike e kudo ne bote, te tille-jane apo jo te infektuar, e kane kaluar apo jo covid, percjellin mesazh per te tjere njerez! Kjo i ben modele edhe me te mire, te tille qe vlejne dhe sherbejne! Nejse, te rrosh sa me shume!
Tani kam dy fjale per keta njerezit e festes, keta te politikes;
A e kuptoni se sa fals jane? A e kuptoni qe masken e kane per ne tv e askund ku jetojne? A e kuptoni qe “shqetesimin” per numrin e shqiptareve te infektuar, te shtruar ne spitale apo qe kane humbur jeten, e kane retorike politike, instrument permes te cilit mendojne se do kapin pushtetin?
A e kuptoni qe keta refuzojne cdo ligj, cdo rregull, çdo mase, perbuzin cdo perpjekje te njerezve te zakonshem dhe te mjekeve e infermiereve te jashtezakonshem?
Por mbi te gjitha a e kuptoni se keta refuzojne te jene si ju, te barabarte me ju?! E di qe do me turreni tani me pyetjen legjitime: po keta pse nuk gjobiten?!
Ça tu them? Po ju pergjigjem edhe une me nje pyetje: A ka me turp se nje president qe thyen ligjet e rregullat e republikes se tij? E ftillon gjoba nje te tille? Une them se ajo 3000 lekeshja nuk i ben derman!
Pyetje e kam: A shkruajme nga nje gjobe si popull per kete gjobë për presidentin?
vo: po ky politikani i ri qe quan shkelje ligji pse i tregojne rregullat ne nje fushe dhe shkel ligjin siç e shihni ne kohe pandemie, çfare do ketu?!”, shkruan Braçe.