Aktualitet

Besa Shahini: Do të angazhohem në një të majtë të re, jo populiste, jo demagogjike. Reagimi i Ramës

Besa Shahini: Do të angazhohem në një të majtë të

Besa Shahini nuk është larguar pa dhënë një mesazh politik. Edhe pse e falënderoi kryeministrin, bëri komplimentet tradicionale siç ndodh në ndarje, por live nga zyra e Ramës, u kujdes t’i thoshte ish-shefit të saj tashmë se do angazhohej në një të majtë të re.

“Do angazhohem për të majtën, për një të majtë të re, demokratike, jopopuliste, jodemagogjike. Një të majtë që ngërthen në vetvete diskursin feminist përtej veç përfaqësimit”, tha Shahini.

Besa Shahini: Do të angazhohem në një të majtë të

Kryeministri e ka kaluar me një buzëqeshje të lehtë duke thënë: “E ke fjalën për të majtën tonë!”.

Më tej ish-ministrja i përgjigjet se ‘përfaqësimi gjinor që keni realizuar ju është shumë mirë, është i domosdoshëm, por nuk mjafton’.


Në ditën e parë të shkollës kryeministri njoftoi se në krye të Ministrisë së Arsimit do të vendoset Evis Kushi.