Aktualitet

Besëlidhja e Lezhës festë zyrtare

Besëlidhja e Lezhës festë zyrtare

Këshilli i Ministrave ka dhënë dritën jeshile që 2 marsi të futet në kalendarin e festave zyrtare.

Ky amendament në ligjin erdhi nga deputeti socialist Eduard Ndreca, i cili ka propozuar që në këtë kalendar të futet edhe data që shënon përkujtimin e Besëlidhja së Lezhës në 2 marsin e 1444.

Dakordësinë e qeverisë e konfirmoi kryetarja e Komisionit të Ligjeve, Klotilda Bushka, e cila u shpreh se votimi final i këtij akti do të bëhet në një mbledhje tjetër.