Aktualitet

Biden harron mikrofonin ndezur, ja çfarë tha për Izraelin

Biden harron mikrofonin ndezur, ja çfarë tha për Izraelin

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, duke harruar mikrofonin ndezur pas fjalimit të përvitshëm të enjten, ka paralajmëruar një takim të rëndësishëm me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Duke iu referuar me nofkën “Bibi”, Bideni i ka thënë senatorit Michael Bennet se i ka kërkuar kryeministrit izraelit një takim të cilit i është drejtuar me shprehjen “Come to Jesus” e që i referohet “realizimit ose kuptimit të diçkaje që shpesh shkakton ndryshim të madh”.

Pas kësaj, Biden ka qeshur dhe ka vazhduar shpejt se “jam me mikrofon ndezur… kjo ishte e mirë”. Menjëherë pas kësaj, Bennet është dëgjuar duke i kërkuar Bidenit të kërkojë nga Izraeli të lejojë më shumë ndihma për Gazën.