Aktualitet

Bie bora e parë!

Bie bora e parë!

Ka rënë sot bora e parë për këtë dimër. Ishte veriu i vendit Kukësi që e mirëpriti. Bora e parë zbardhi majën e Gjallicës që ndodhet 1900 metra mbi nivelin e detit.

Temperaturat minimale shënonim sot 4 gradë celcius në zonat qëndrore. Moti ka qenë me shi në një pjesë të madhe të vendit.

Kryeqyteti ka qenë nën diell, por gjithsesi me mot të ftohtë.