Bie intensiteti i reshjeve të dëborës në zonat malore, qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht

E Premte 21 Janar 2022, 21:59
TiranaPost
Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton që intensiteti i reshjeve të dëborës në zonat malore ka rënë dhe qarkullimi i automjeteve vazhdon normalisht.
Temperaturat janë nën 0 gradë Celsius dhe këshillohet që drejtuesit e mjeteve të reduktojnë shpejtësinë, të pajisen me zinxhirë dhe goma dimërore.