Aktualitet

Bie nga pallati në Tiranë punëtori 55 vjeç

Bie nga pallati në Tiranë punëtori 55 vjeç

Një 55 vjeçar ka rënë nga lartësia teksa po punonte në një pallat pranë rrugës ‘Hoxha Tasim’. Mësohet se 55 vjeçari me inciale P.L fatmirësisht nuk ka ndërruar jetë dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur rreth orës 11:30.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave. Nuk dihet nëse do të ketë hetim për adminsitratorin e firmës së punëtorit nëse ka pasur mungesë të kushteve të punës.