Aktualitet

Bie nga zetori, humb jetën 60-vjeçari në Korçë

Bie nga zetori, humb jetën 60-vjeçari në Korçë

Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në fshatin Dishnicë në Korçë ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 60-vjeçar.

Mësohet se viktimë ka mbetur Konstika Nunka, i cili ka qënë duke udhëtuar me një mjet bujqësor.

Në momentin e aksidentit viktima ka qënë në rimorkion e zetorit dhe dyshohet të ketë rënë nga pakujdesia.

Ndërkaq, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.