Aktualitet

Bie zjarr në garazhin e një pallati tek Komuna e Parisit, evakuohen banorët

Bie zjarr në garazhin e një pallati tek Komuna e Parisit, evakuohen

Një zjarr ka shpërthyer në garazhin e një pallati 8-katësh në Komunën e Parisit, në rrugën Medar Shtylla, pasditen e sotme.

Banorët e pallatit janë evakuuar.


Në pamjet e siguruara nga Tiranapost shfaqen forcat zjarrfikëse duke tentuar të shuajnë flakët që kanë përfshirë garazhin.


Grupi hetimor është duke punuar për të përcaktuar shkakun e rënies së zjarrit.