Aktualitet

Rekord testimesh, si ndryshoi numri i rasteve të reja në 24 orët e fundit (1 viktimë nga Covid)

Rekord testimesh, si ndryshoi numri i rasteve të reja në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit nga COVID-19 ka humbur jetën 1 pacient nga Kukësi, 66 vjeç, me sëmundje bashkëshoqëruese.

Sot është shënuar gjithashtu një numër rekord të shëruarish. Janë shëruar 230 qytetarë duke e çuar në mbi 8 mijë numrin e të shëruarve në vend që prej fillimit të epidemisë.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë janë kryer mbi 1000 testime nga të cilat rezultojnë 157 të infektuar të rinj.

Në spitale vijojnë të marrin trajtimin 203 pacientë, ndër të cilët 20 janë në terapi intensive dhe 6 të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto qytete:

75 raste në Tiranë, 10 në Korçë, nga 9 raste në Durrës, Berat, nga 6 raste në Fier, Gjirokastër, 5 në Vlorë, 4 në Kuçovë, nga 3 raste në Shkodër, Elbasan, Kavajë, Lushnje, Mirditë, Divjakë, nga 2 raste në Tropojë, Kamëz, Mat, Maliq, nga 1 rast në Kurbin, Devoll, Malësi e Madhe, Prrenjas, Bulqizë, Gramsh, Patos.

Duke apeluar për vigjilencë të shtuar në çdo ambient, të mbani maskën, ruani distancën dhe kujdesuni për higjienën, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet bizneseve që hapen sot:

Restorantet dhe baret në ambiente të mbyllura duhet të funksionojnë vetëm sipas protokolleve të sigurisë, të cilat janë të detyrueshme për tu zbatuar nga çdo subject.

COVID-19 – Statistika (1 Tetor 2020)

Testime totale              89053

Raste pozitive               13806

Raste të shëruara          8077

Raste Aktive                   5341

Humbje jete 388 (Qarku Tiranë 184, Durrës 46, Shkodër 41, Elbasan 27, Fier 22, Korçë 19, Lezhë 16, Kukës 11, Dibër 8, Vlorë 8, Gjirokastër 4, Berat 2).

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë         2631

Durrës       582

Shkodër    391

Elbasan      299

Lezhë        291

Korçë          251

Fier            247

Vlorë           194

Kukës         149

Berat           116

Dibër          111

Gjirokastër   79