Aktualitet

Bilanci në 24 orë/ 16 viktima nga Covid, më i riu 49 vjeç

Bilanci në 24 orë/ 16 viktima nga Covid, më i riu 49 vjeç

Ministria e Shëndetësisë njofton se janë kryer 2.026 testime, prej të cilave në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë 545 qytetarë.

Bëhet me dije po ashtu se kanë humbur jetën 16 qytetarë me Sars-Cov2 pozitiv në spitalet COVID:
6 qytetarë nga Tirana, 3 qytetar? nga Fieri, 2 qytetarë nga Berati, 1 qytetar nga Shkodra, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Gjirokastra, 1 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Përmeti, të moshave 49 vjeç deri në 86 vjeç.

Aktualisht në 3 spitalet COVID, po trajtohen 471 pacientë, 27 në terapi intensive, 9 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit janë identifikuar në këto bashki:
159 raste në Tiranë, 40 në Vlorë, 37 në Kavajë, 36 në Shkodër, 32 në Lushnje, 26 në Durrës, 20 në Berat, nga 19 raste në Sarandë, Elbasan, 17 në Fier, nga 14 raste në Kurbin, Pogradec, 13 në Tepelenë, 12 në Mirditë, 9 në Gjirokastër, nga 8 raste në Pukë, Tropojë, Peqin, Kolonjë, nga 7 raste në Kukës, Librazhd, 6 në Gramsh, nga 4 raste Dibër, Malësi e Madhe, nga 3 raste në Krujë, Korçë, Has, Përmet, Delvinë, 2 në Devoll, 1 në Bulqizë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 397 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 18.152 që nga fillimi i epidemisë.

COVID-19 – Statistika (28 Nëntor 2020)
Raste të reja ditore     545
Të shëruar ne 24 orë  397
Të shtruar në spitale   471

Humbje jete në 24 orë 16
Testime ditore           2.026

Testime totale          186.243
Raste pozitive           36.790
Raste të shëruara    18.152
Raste Aktive             17.851
Humbje jete              787

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë                    9145
Fier                        1342
Durrës                   1320
Korçë                     989
Vlorë                      890
Shkodër                 872
Elbasan                 840
Lezhë                    741
Berat                    566
Gjirokaster          547
Kukës                  405
Dibër                   194