Aktualitet

“Binda Piperon të bëjë tamponin”, Bino: Nuk kemi të bëjmë me efekt anësor të vaksinës

“Binda Piperon të bëjë tamponin”, Bino: Nuk kemi

Shefja e Epidemilogjisë dhe Sëmundjeve Infektive në ISHP, Silva Bino, foli mbrëmjen e sotme lidhur me rastin e infektimit pasi bëri vaksinën kundër Covid të mjekut, Pëllumb Pipero.

E ftuar në “Open”, Bino tha se Pipero nuk është rasti që lidhet me reaksione negative të vaksinës.

Siç u shpreh shefja e Epidemilogjisë ka qenë ajo që bindi Piperon për të kryer tamponin, por theksoi se nuk është efekt anësor, por infektim. Bino sqaroi se investigimi për efektet anësore kryhet ndryshe.

“Efektet anësore lidhen me temperaturë, dobësi, etj por kryhet hetimi, dhe nuk ka qenë ky rasti. Nuk kemi të bëjmë me një vaksinë për të cilën kemi dyshime, këtu s’ka lidhje vaksina me infeksionin”, tha Bino.

E pyetur se si mund të infektohesh kur ke bërë vaksinën, Bino tha se Pfizer kërkon që dozën e dytë ta japësh pas 3 javësh, në mënyrë që të jenë krijuar antitrupat.

“Pfizer vetë kërkon që dozën e dytë ta japësh pas 3 javësh, në mënyrë që të jenë krijuar antitrupat. Por jo të gjithë njerëzit reagojnë njësoj”, shtoi ajo.