Aktualitet

Biznesmenit të njohur në Tiranë i bllokohen 400 mijë dollarë, po ia niste të vëllait

Biznesmenit të njohur në Tiranë i bllokohen 400 mijë

Një biznesmeni në Tiranë i janë bllokuar me urdhër policie në llogarinë bankare një shumë prej 400 mijë dollarë.

Biznesmeni i njohur është identifikuar me inicialet A.G, ndërsa po përpiqej të bënte një transaksion për t’i nxjerrë paratë jashtë shtetit në emër të vëllait të tij, në Australi. Sipas mediave vëllai i tij I.G, është akuzuar se ka kryer një krim të rëndë në Tiranë 15 vite më parë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se shuma e konsiderueshme e parave është bllokuar pasi biznesmeni nuk i kishte ato të deklaruara.

“U bë sekuestrimi i llogarisë bankare në shumën 400 mijë dollarë, në emër të shtetasit A. G., administrator i një shoqërie SHPK, për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose të veprimtarisë kriminale” dhe “Ushtrim pa licencë i veprimtarisë financiare” . Vendoja e sekuestros preventive, pas tentativës së bërë nga shtetasi A. G., për transfertën e shumës jashtë vendit, në Australi, në llogari të vëllait të tij. Nën drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera dhe bashkëpunëtorët në këtë aktivitet kriminal”, thuhet ndër të tjerash në njoftimin e policisë.