Aktualitet

Bjarke Ingels: Ja si do të jenë qytetet e të ardhmes! Të gjithë me një të përbashkët

Në Tiranë do të jetë së shpejti një godinë nga Bjarke Ingels. Përtej debateve lokale për Teatrin e Ri, Bjarke është një fenomen i momentit. Në një intervistë për The Talks arkitekti flet për ëndrrën e tij dhe për pamjen që do të marrë bota. Ndërkaq njëra prej tyre do të jetë në Tiranë.

Bjarke Ingels: Ja si do të jenë qytetet e të ardhmes! Të

-Zoti Ingels, çfarë pamje do kishte qyteti ideal i të ardhmes për ju?

Është pak për të qeshur pyetja që më bëni. E keni parë Westworld në HBO? Është realizuar nga dy miqtë e mi, Jona Nolan dhe Lisa Joy. Në të vërtetë i ndihmova vetëm duke i këshilluar se si mund të dukej në një të ardhme të mundshme. Ata regjistruan sezonin e tretë në 2019-në të njëjtin vit kur u zhvillua dhe filmi triller, Blade Runner-i i parë. Dhe të gjithë e dimë se Los Angeles 2019 nuk ishte saktësisht si Blade Runner. Ata mezi prisnin të vinin në zbatim një vizion mbase më pak distrofik për të ardhmen, kështu që shumë nga gjërat që do shihni në sezonin e tretë do ju sjellin mendime të tipit: Është një qytet ku mundësohet më shumë ecja, një qytet shumë më i gjelbër, shumë më i harlisur.

-Tani kemi filluar të shohim këtë lloj qyteti të marrë formë edhe në vende si New York, Vienë dhe Singapor.

Ingels: Saktë, dhe unë mendoj se disa nga transformimet më emocionuese që kanë ndodhur në New York në dy dekadat e fundit është kthimi i natyrës. Nëse shikoni qytetin Tudor, ndërtesat përgjatë lumit lindor, duket sikur i kthejnë shpinën lumit, sepse lumi në atë kohë nuk u llogarit por u konsiderua si pellg industrial. Por tani që ajri është pastruar rimendohemi dhe themi; Hej, shihini si duket atje jashtë, ne mund të kemi kopshte me çati dhe tarraca. Kur erdha në New York 10 vjet më parë për të punuar me Organizatën Durst për të krijuar VIA, ne prezantuam këtë ide të një oborri në një gradaçelë.

Bjarke Ingels: Ja si do të jenë qytetet e të ardhmes! Të

Një nga bashkëpunëtorët me të cilin nuk punova më ishte shumë skeptik. Ai thoshtë: Pse na duhet hapësirë në natyrë? Qiramarrësit nuk do paguajnë për këtë, kështu që pse duhet të kujdesemi e të mendojmë për të?

Është bërë e qartë se një e ardhme progresive mjedisore nuk është më e mirë vetëm për vetë mjedisin, por edhe më e mirë për ne që jetojmë me të.

-Këtu në Berlin duket si çmenduri. Pothuajse çdo kompleks apartamentesh ka një hapësirë të vetën të vogël me oborr të gjelbër.

Edhe në Skandinavi, edhe pse moti ta shpif në fakt, është gati me ligj që duhet të sigurosh një hapësirë të gjelbër për një apartament. Dhe besoj se ju mund ta shihni tani tranformimin në New York, edhe gjatë dekadës së fundit, ku papritmas u rizbulua hapësira në natyrë. Pra projektet më interesante janë të gjitha parqet. Unë u zhvendosa vetë atje sepse një verë përfundova në Bridge Park të Brooklyn dhe gjatë gjithë kohës mendoja se ndoshta ishte një nga parqet më të dashura të qytetit! Ish rrjetat e linjës së mëparshme të trenit, ish skelat e parkut të Lumit Hudson, është ky lloj transformimi i infrastrukturës së industrisë së të kaluar që befas po kthehet në shtratin e jetës sociale dhe natyra e sotme.

Në ndërtimet e vendit tuaj gjithmonë ka pasur interes për të afruar natyrën me elementët e jashtëm të qytetit, në mënyra shumë futuriste, siç është përshembull CopenHill, një termocentral ku vizitorët mund edhe të bëjnë ski, të bëjnë ngjitje në shkëmb dhe të mbërrijnë në çatinë e saj.

Bjarke Ingels: Ja si do të jenë qytetet e të ardhmes! Të

Bjarke Ingels: Ja si do të jenë qytetet e të ardhmes! Të

Pra dua të them se sa herë që bëhet një projekt i ri sigurisht që imagjinohet dhe zgjidhet mënyra për të ndërtuar një fragment të së ardhmes. Sa herë që e bën këtë, ke mundësi të kthesh një qyetet, ose një pjesë të vogël të qytetit një hap më afër qytetit ku të gjithë do dëshironim të jetonim.

Dhe mendoj se në rastin e CopenHill, mrekullia është se teknologjia që ne po përdorim brenda termocentralit e bën atë termocentralin më të pastër të energjisë nga mbeturinat në botë, kështu që nuk ka toksina që dalin nga oxhaku. Ne po i tregojmë botës se teknologjia e pastër, industria e pastër, energjia e pastër nuk është vetëm e mirë për mjedisin, është gjithashtu e mahnitshme për njerëzit që jetojnë rreth tij, ose pranë tij, ose në këtë rast, në krye të saj.

-Dikur keni thënë se projekti i ndërtesave duke menduar të ardhmen shtron pyetjen fondamentale: Nëse ti mund ta bësh këtë, atëherë pse gjithçka tjetër është thjesht një kuti sipër një kutie tjetër? Mos ndoshta ambicia për të projektuar një ndërtesë unike do të thotë se pengesat janë rritur për ju personalisht?

Po, mendoj se një nga mënyrat për të zbuluar një territor të ri është duke kërkuar më shumë prej tij. Ndonjëherë kur ti fillon një projekt, ka disa kërkesa nga klienti. Ose rregulla të përcaktuara nga zonimi, aty ku ka gravitet. Për të ndërtuar një zgjidhje standarde, në këtë rast është relativisht e drejtpërdrejtë. Por menyra se si të dalim nga tirania e asaj zgjidhje standare për projektin final është ti bëjmë pyetje vetes; Cila është zgjidhja standarde që nuk po bën punë. Siç ndodhi me ndërtesat tona të reja në New York të quajtura The XI, ku mund të ishin bërë fare kollaj dy kylla, njëra me pamje nga High Line, dhe tjetra me pamje nga Lumi. Ok u bë, po tani? Por nëse dy kullat i kushtojnë vëmendje njëri tjetrit dhe rrethinës së tyre, nëse na dalin nga rruga, ose nga linja apo na ngelet më shumë hapësirë, atëherë papritmas ne na lind ideja të krijojmë më shumë. Ndonjëherë kur vështirësohet zgjidhja e problemit mund të bësh diçka më thjeshtë dhe rezultati del më emocionues.

Bjarke Ingels: Ja si do të jenë qytetet e të ardhmes! Të

-Çfarë doni të thoni me këtë?

Po ju jap një shembull, është si instikti fiziologjik ndaj një situate kërcenuese, mund të rezistosh ose të ikësh. Dhe normalisht ti në fillim zgjedh të ikësh qëndron në tokën tënde dhe këmbëngul. Por shpesh kam konstatuar se të rezistosh ndonjëherë bëhet burimi më i madh i inovacionit. Kur rruga që ndërmerrni është e bllokuar për çfarëdo arsye dhe nuk mund të kaloni, kjo ju bën të shihni përreth dhe të zbuloni një rrugë të re. Ndonjëherë mënyra më e mirë për të dalë në diçka të papritur dhe inovative dhe emocionuese është thjesht të ndalni atë që normalisht po bëni ose të ndaloni veten së shkuari në rrugën që ndiqni normalisht.

-Atëherë, cilat lloj idesh emocionuese dhe inovative mezi po prisni të arrini me përparimin e teknologjisë?

Unë mendoj se agrikultura e integruar urbane do të transformojë pamjen dhe ndjesinë e qyteteve tona. Pra imagjinoni të mbërrini në një qytet, por më parë duke udhëtuar nga aeroporti përmes një lloj shkretëtire industrale. Unë imagjinoj që ngadalë bëhet më shumë si një qytet i kristaltë, sigurisht nuk mund të përmbajë këtë peisazh industrial por mund të mbështillet në një lloj lëkure kristali të fotovoltatikëve dhe serave të kombinuara. Po bëjmë një projekt në Vancuver për një kompani të quajtuar Creative Energy që është në thelb një impiant i kogjenerimit të biokarburanteve. Por ne e kemi mbështjellë me sera në mënyrë që të jetë një termocentral shumë i pastër ku dhe bimët të ushqehen me oksigjen.

Bjarke Ingels: Ja si do të jenë qytetet e të ardhmes! Të

-Natyrisht që shumë nga këto ide më të avancuara kërkojnë jo vetëm një bashkëpunëtor që është i gatshëm të rrezikojë, por natyrisht dhe financimin. A mendoni se kjo i vendos arkitektët në një vend unik dhe të privilegjuar?

Padyshim, unë mendoj se pjesa e punës së arkitektit është që natyrisht të vërë në dyshim status quo-në dhe të gjejë edhe shembuj ku ajo që është më e dobishme ekologjikisht të jetë më e dobishme edhe nga ana ekonomike. Në fund të ditës, shumë vendime merren bazuar në fizibilitetin e tyre ekonomik, përfitimin, koston, çfarëdo, për arsye shumë të mira - pasi të keni mbaruar burimet, atëherë asgjë nuk do të ndodhë. Kështu që ne duhet të gjejmë mënyra për ta përafruar ekonominë me ekologjiken.

Unë mendoj se si arkitektë, ne kemi përgjegjësi të tregojmë shembuj konkretë ku ekologjia dhe ekonomia kombinohen me sukses.

-Ose nëse është fitimprurëse ose me kosto efektive, atëherë është e keqe për mjedisin.

Saktësisht, por ekologjia dhe ekonomia jan dy anë të së njëjtës monedhë. Nëse dëshiron zhvillim afatgjatë të qëndrueshëm ekonomik dhe ekologjik nuk mund të jetë njëra ose tjetra sepse ajo që është ekonomikisht e paqëndrueshme, fondet do të mbarojnë dhe atëherë do duhet të merren paratë nga diku, përmes një bamirësie ose taksimi ose diçka që padyshim është e qëndrueshme ekonomikisht. Por në të njëjtën kohë, çdo zhvillim ekonomik që bazohet në zhvlerësimin ose shfrytëzimin e mjedisit dhe burimeve tona natytore, detyrohet gjithashtu të dështojë. Unë mendoj se si arkitektë, në kemi përgjegjësinë të tregojmë shembuj konkretë ku këto dy gjëra kombinohen bashkë me sukses.

Bjarke Ingels: Ja si do të jenë qytetet e të ardhmes! Të

Bjarke Ingels: Ja si do të jenë qytetet e të ardhmes! Të

-A mendoni llojet e inovacioneve arkitektonike do bëhen të zakonshme në të ardhmen?

Një nga autorët e mi të preferuar William Gibson ka një quote të bukur ku thotë: E ardhmja tashmë është këtu, thjesht nuk është shpërndarë në mënyrë të barabartë. Dhe unë mendoj se kjo është tepër e vërtetë, ideja që shumë gjëra po formësojnë botën tonë në të ardhshmen. Dhe gjerave që do të përbëjnë botën tonë në të ardhmen, ne në fakt po u japim formë që tani.

Intervista me arkitektin danez Bjarke Ingels, për The Talk. Bjarke Ingel ka bërë projektin e Teatrit të ri Kombëtar.

Përkthyer dhe përshtatur nga Tiranapost.al.