Aktualitet

BKH mbyll fazën e intervistës, kualifikohen 39 kandidatë. Çfarë do të ndodhë në fazën tjetër

BKH mbyll fazën e intervistës, kualifikohen 39 kandidatë.

Byroja Kombëtare e Hetimit ka mbyllur fazën e intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve.

Nga kjo fazë, kanë kaluar vetëm 39 nga 55 kandidatë që u intervistuan nga Komisioni i Përzgjedhjes.

Kandidatët e kualifikuar në fazën tjetër do të plotësojnë deklaratën e pasurisë dhe interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë.

Njoftimi i plotë:

Komisioni i Përzgjedhjes në datë 19.11.2020, mbylli Fazën e Intervistës dhe përzgjedhjes së kandidatëve, për fazat e mëtejshme të konkurrimit.

Për të parë listën me kandidatët e kualifikuar, shikoni listën e kandidatëve që gjendet në LINK 1, bashkëlidhur. Kandidatët e kualifikuar janë të renditur sipas numrit rendor nga 1 deri 39.

Kandidatët e kualifikuar, do të plotësojn deklaratën e pasurisë dhe  interesave private e kandidatit për pozicione të ndryshme në institucionet e sistemit të drejtësisë, që gjendet në LINK 2, bashkëlidhur.

Deklarata e pasurisë, e plotësuar, do të dërgohen të skanuara, me e-mail, në adresën bkh.aplikim @spak.al, jo më vonë se data, 02.12.2020.

Kandidatët e kualifikuar, do ti nënshtrohen Testit të Poligrafit. Vendi, data dhe ora e zhvillimit të Testit të Poligrafit dhe udhëzime të hollesishme do të njoftohen në datën 02 Dhjetor 2020, në ëebsite-in e BKH-së, (BKH.al)

Faza e Intervistës u zhvillua nën vëzhgimin dhe monitorimin e Komisionit Ndërkombëtar të Ekspertëve, të caktuar nga misionet e Qeverisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimit Europian në Shqipëri.

Falenderojmë gjithë aplikantët që shprehën vullnetin për të marrë pjesë në këtë konkurrim

Lista me emrat e të kualifikuarve: 

1  Vorfi      Ingri

2  Gurguri Samet

3  Sinani    Alsaed

4  Myftiu  Olivia

5  Kupe     Kridis

6  Hasalla  Armand

7  Cani       Kejvin

8  Duka      Anisa

9  Lani        Orald

10  Halilaj    Bledar

11  Drishti   Greta

12  Muca     Kelti

13  Cuka      Sajmir

14  Rapce    Astrit

15  Kaloshi  Eduart

16  Ago        Indrit

17  Hoxha   Irena

18  Shkalla  Mikeljan

19  Bello      Nikolin

20  Velaj      Vjollca

21  Rrustemaj Bislim

22  Nanogjoka Bora

23  Strelca  Bledar

24  Lleshi     Uskana

25  Mesi      Besnik

26  Balla       Endri

27  Tema     Erjon

28  Nushi    Lindita

29  Cani       Ramadan

30  Lapa       Renato

31  Noga     Alvaro

32  Xhabrahimi Nerta

33  Shkarpa   Stela

34  Shima (Balla) Alketa

35  Treska   Elvis

36  Zenelaj Ervin

37  Dauti     Florenc

38  Dervishi Loris

39  Çekrezi Algert