Aktualitet

Blendi Gonxhe tregon SMS-në që i vjen më shpesh për patentat

Blendi Gonxhe tregon SMS-në që i vjen më shpesh për patentat

Blendi Gonxhe, drejtor i Shërbimit të Transporteve, pranoi se patentat ka raste që merren me ryshfet, duke treguar se si një veprim i tillë ndikon më tej në shkaktimin e aksidenteve.

“Ngjarja më e rëndë është kur një prind, që mund të jetë dhe intelektual, me dërgon SMS, ‘Më ndihmo të marrë patentën vajzës’. Kulmi është se ka pasur dhe patenta që janë dhënë dhuratë”, tha Gonxhe.

Gjithashtu ai theksoi se ka një paragjykim për të sapopatentuarit, si shkaktar aksidentesh.

*Deklarata u bë në emisionin 'Opinion'.