Aktualitet

Blendi Gonxhja sqaron vizitën në SPAK: Isha për një verifikim që s`ka lidhje me detyrën time

Blendi Gonxhja sqaron vizitën në SPAK: Isha për një

Ka qëndruar përreth 1 orë në SPAK kreu i Drejtorisë së Transportit Rrugor Blendi Gonxhja. Pas daljes nga SPAK ka folur pak sekonda për mediat duke sqaruar se prania e tij në këtë institucion nuk ka lidhje me detyrën që kryen.

“Erdha për një verifikim që s`ka asnjë lidhje me Drejtorinë e Transportit. Nuk mund ta them. Jam këtu si Blendi Gonxhja. Nuk ka lidhje as me ndonjë institucion shtetëror dhe asnjë tender. Më vjen keq që zhgënjeva”, tha Gonxhja në fund.