Aktualitet

Blerina Bala zgjidhet kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Blerina Bala zgjidhet kryetarja e re e Bashkisë Himarë

Blerina Bala është zgjedhur kryetarja e re e bashkisë Himarë. Bala u komandua në këtë detyrë nga Këshilli Bashkiak pas ngërçit të krijuar në bashkinë Himarë, duke qenë se edhe kryetari i zgjedhur Fredi Beleri është në burg edhe kryetari në detyrë Jorgo Goro ndodhet pas hekurave.

Mbledhja e këshillit bashkiak e cila rinisi në orën 12:00 u mbajt me dyer të mbyllura. Ndërkohë më parë u pezullua pas tensioneve që krijuan mbështetësit e Belerit.

“Së pari më lejoni të bëj një falenderim të veçantë për besimin që më është dhënë sot. Në muajt në vijim fokusi i bashkisë Himarë do te jetë i përqëndruar në punë me qëllim përmbushjen e objektivave dhe synimeve, sidomos referuar sezonit turistik. Jam e ndërgjegjshme që asnjë punë nuk bëhet vetëm, ndaj mendoj se pas 10 muajsh të vështirë, Himara meriton që midis aktorësh vertikal dhe horizontal, të ketë bashkëpunim sa më të ngushtë e mbështetje sa më të madhe. Ju faleminderit”, deklaroi në një reagim me shkrim Bala.