Aktualitet

Blerta ka filluar të hajë e të flasë, por botëkuptimi i saj nuk ka ndryshuar! Dy kërkesat e xhaxhait të të mbijetuarës në Kombinat

Blerta ka filluar të hajë e të flasë, por botëkuptimi i

Xhaxhai i vajzës të mbijetuarës së vetme nga familja Josifi, Dhimitraq Paskali, tregon për gjendjen e Blertës dhe për ngjarjen nuk do të shprehet, pasi ia lë në dorë drejtësisë. Ai thotë se mbesa e tij ndodhet në gjendje më të mirë, ka filluar të ushqehet dhe të flasë, është e vetëdijshme për atë që ka ndodhur, por botëkuptimi i saj nuk ka ndryshuar. Ai ka bërë dy kërkesa, që për vajzën të lejohet të rri një person me turne për 12 orë dhe që shtëpinë ku ndodhi tragjedia në Kombinat, të shkëmbehet me një banesë pranë të tijës, në mënyrë që të kujdeset për 30-vjeçaren.

Blerta ka filluar të hajë e të flasë, por botëkuptimi i
Zhaneta, Blerta dhe Anisa Josifi (Nga e majta në të djathtë)

“Vëllai ka 15-16 vite që ka ndërruar jetë. Unë kam pasur kontakte në atë kohë dhe këtë kohë përveç 2 vite e gjysmë tani në fund. Edhe me vëllain dhe me kunatën dhe me vajzat. Bashkë me kunatin kemi qenë në kontakt për t’i ndihmuar. Të merret drejtësia, ta zgjidhë.

Kam disa kërkesa për vajzën që po mbijeton me shpirt ndër dhëmbë, të bëhet çdo 12 orë turni për t’u kujdesur për vajzën dhe shtëpinë ku banonte ta shkëmbejmë me një shtëpi afër banesës sime, që të kujdesem unë për të. Gjendja është e përmirësuar në krahasim me ditën e parë që e shtruam, falë doktorëve. Ka filluar të bisedojë, të lëvizë, krahët, këmbët, është ngritur, ulur. Ka filluar të hajë dhe është në përmirësim.

Unë di që se çfarë ka thënë vajza aty, por meqenëse po merret shefi i krimeve nuk dua të futem në pjesë. Jam ish-ushtarak dhe dua t’ia lë drejtësisë dhe t’i godasë ashpër ata që i futën në këtë rrugë. Në këtë rrugë i ka futur nëna e tyre. Tani po shikoj dhe këtë të Blertës dhe e shikoj që për nënën ka pasur debulesë dhe nuk po thotë gjë për të. Ajo i futi në këtë rrugë por tani është bërë për rahmet.

Blerta është mirë nga ana mendore mirëpo… Tani po ha.

Do ishte mirë të mos e kisha parë atë darkë. Në urgjencë e kam takuar. Tani është jashtë rrezikut, është në përmirësim, çdo ditë, kështu na kanë thënë. Botëkuptimi ishte më i vështiri. Unë bëj muhabet, gruaja ime, nusja e dajës së tyre bëjmë biseda me kujdes në bazë të porosive të psikologes dhe doktorit.

Tani është shpejt të dalësh në konkluzion por ajo që vë re unë është se, ajo nuk ka hequr dorë nga botëkuptimi që ka pasur. Është e ndërgjegjshme për çfarë ka ndodhur dhe duhet ta kishte nxjerrë një mësim, por nuk e ka nxjerrë akoma. Është e dobët”, tha xhaxhai në emisionin “Me zemër të hapur”.

Blerta dëshmoi sot se motra e saj ndërroi jetë në mars të 2019-s dhe prej një viti ajo dhe nëna e saj e kishin lyer me uthull dha vaj duke e mbuluar njëkohësisht me batanije të shumta, për të ngadalësuar dekompozimin. Nëna e saj Zhaneta u gjet po ashtu e pajetë. Sipas dëshmisë së vajzës, ajo humbi ndjenjat më 2 korrik.

Lexo më shumë: