Aktualitet

Bllokimin për Rinasin e krahason me një grusht shteti: Presidenti të mbajë qëndrim

Bllokimin për Rinasin e krahason me një grusht shteti: Presidenti

Ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku e quan grusht shteti bllokimin e trafikut ajror në Aeroportin e Rinasit, pasi kontrollorët kërkojnë që të kenë pagat që kanë pasur. Ministrja tha se shteti nuk mund të futët në mes, dhe i bën thirrje presidentit Meta të mbajë një qëndrim publik për këtë situatë. Ndërsa u ndal edhe tek postimet e Berishës.

Belinda Balluku:

Prej ditësh keni ndjekur se ka pasur mbështetje dhe interes të madh të politikës përçështjen. Kam ndjekur Sali Berishën që ka ekzaltim të madh të thotë se si do mbyllet aeroporti i vetëm i shqiptarëve, se si nuk do fluturojnë asnjë person se si do bllohet gjithçka në Republikë, me thënë të drejtën unë e kuptoj, sepse e gjitha kjo është një organizim i mirëfilltë politik në një moment fushate. Sot nuk vijnë dot vaksinat që do vinin për të vijuar procesin. Sot në Aeroport, për të nxirë faqen e Shqipërisë ka ndodh dhe gjithçka tjetër, po afektohet gjithë popullsia, që sipas nenit të ligjeve nuk duhet të ndodhë. Sot dikush i operuar nuk kthehet dot në shtëpi se kontrollorët janë mërzitur se paga e tyre është sot vetëm mbi 2000 dollarë nga mbi 4 mijw dollarw para pandemisw. Sot dikush që ka humbur jetën nuk vjen dot të varroset këtu se nuk do Sali Berisha që ka përdorur një gjuhë ekstremist të ashpër duke gëzuar gjithmonë në problemet që ky vend haset. Në ndërkohë unë do i kërkoja presidentit i cili edhe i ka takuar kontrollorët dhe ka kërkuar informacion mbi AlbControl, që të shprehet sot publikisht për këtë situatë: A mundet shteti të kompensojë kontrollorët e trafikut ajror kur nuk ka pasur kurrë involvim financiar mbi këto ndërmarrje? Presidenti i ka të gjitha të dhënat. Do doja të dija nga zoti Meta a mendon se duhet të bllokohet trafiku në Republkë dhe këtu të mos vijnë vaksina, të mos lëvizë askush as ata që kanë prerë biletën dhe as të vdekurit për të varrosurit, a duhet vendi të kapet peng se ky është grusht shteti.

*Tiranapost.al.