Aktualitet

Bllokohet rruga që i lidh me qendrën e qytetit, protestojnë banorët në Elbasan

Bllokohet rruga që i lidh me qendrën e qytetit, protestojnë

Banotët e lagjes Belebe, në Elbasan kanë protestuar mëngjesin e sotëm pasi rruga që i lidh me qendrën e qytetit është bllokuar.

Sipas tyre, askush nga autoritetet nuk e kishte paralajmëruar bllokimin e hyrjes së rrugës kryesore që lidh lagjen e tyre me rrugën kombëtare dhe qendrën e qytetit.

Bllokohet rruga që i lidh me qendrën e qytetit, protestojnë

Ata kanë shkatërruar barrierat e vendosura dhe kërkojnë zgjidhje emergjentë të situatës.

Banorët shprehen se kjo është e vetmja rrugë që lejon kalimin me automjete dhe ndaj kërkojnë zgjidhje nga Bashkia e Elbasanit.

Shefi i Policisë së Rendit, Armand Muça paralajmëroi banorët të mos bllokojnë qarkullimin në Unazën Jugore. “Do procedoheni penalisht për protestë të paligjshme", tha Muça.