Aktualitet

Borë në qarkun e Shkodrës! Problem rënia e gurëve në disa rrugë, apelohet për kujdes

Borë në qarkun e Shkodrës! Problem rënia e gurëve

Reshjet e borës në territorin e qarkut Shkodër kanë vijuar në zonat malore, kryesisht në Vermosh të Malësisë së Madhe dhe Qafë Thore që lidh Shkodrën me Thethin.


Aktualisht trashësia e borës arrin në 80 cm , por të gjitha akset janë të kalueshme. ARRSH i bën thirrje gjithë drejtuesve të automjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor në mënyrë që të mos mbesin të bllokuar në akset malore ku ka reshje bore.

Ajo që mbetet më shqetësuese në këtë përkeqësim të motit në territorin e qarkut Shkodër mbetet rënia e gurëve në akse të ndryshme malore dhe rrëshqitja e dherave duke kërkuar që drejtuesit e mjeteve edhe për këtë pjesë të tregohen të kujdesshëm.

Në ditët në vijim pritet që reshjet e borës dhe shiut të vijojnë në qarkun Shkodër gjë e cila mund ta vështirësojë situatën ndaj drejtuesit e mjeteve duhet të marrin masat ndërsa këshillohet që të shmangen lëvizjet e panevojshme.