Aktualitet

Borë në Theth, borëpastrueset po hapin rrugën në Qafë Thore

Borë në Theth, borëpastrueset po hapin rrugën në

Kanë rënë reshjet e para të dëborës në Theth.

Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se në Qafë Thore borëpastrueset kanë nisur punën për pastrimin dhe hedhjen e kripës, në mënyrë që të shmangen aksidentet.

“Dëbora e parë për këtë vit filloi në Qafë Thore duke na ftuar në sezonin dimëror. Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren për ta mbajtur hapur dhe lehtësisht të kalueshëm këtë aks për banorët e zonës por dhe për turistët alpinë që zgjedhin të vizitojnë këtë zonë turistike”, njofton ARRSH.